Telegrafi

Barcelona synon të rikthehet te fitoret në La Liga ndaj Osasunës, formacionet zyrtare

Barcelona në La Liga me Barcelonën e Ligës së Kampionëve ka dallim jashtëzakonisht të madh.

Katalunasit kanë marrë katër fitore në po aq ndeshje në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa në La Liga nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.

Në tetë ndeshjet e para, Barça ka marrë vetëm tetë pik dhe tani pret Osassuën në kërkim për tu rikthyer te fitoret.

Barcelona në këtë takim vije pas humbjes 1-0 nga Atletico Madrid, në anën tjetër Osasuna pas barazimit me Huescan 0-0.

Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta dhe synojnë t’i rikthehen fitoreve në kampionat.

Me një tre pikësh eventual, Barcelona do të ngjitej në tabelë dhe do ta ngushtonte diferencën me kryesuesit e Real Sociedad.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Mingueza, Lenglet, Alba, De Jong, Pedri, Griezmann, Coutinho, Braithwaite, Messi.

Osasuna:Hereera, Vidal, Garcia, Oier, Jony, Roncaglia, Ruben Garcia, Budimir, Perez, Navas, Moncayola. /Telegrafi/