Telegrafi

Barcelona synon fitoren e radhës në udhëtim te Granada, formacionet zyrtare

Granada dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të Granadas në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në La Liga, takim që zhvillohet në stadiumin ‘Nuevo Los Cármenes’ nga ora 18:30.

Ekipi i Ronald Koeman vjen me një formë të lartë me tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për tu ngjitur edhe më tej në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit ishin në formë të lartë, por kanë lëshuar terren në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky takim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Granada: Rui Silva; Foulquier, Duarte, German, Carlos Neva; Yan Eteki, Montoro; Antonio Puertas, Herrera, Machis; Soldado

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araujo, Mingueza, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Griezmann, Messi, Dembele;

/Telegrafi/