Telegrafi

Barcelona synon fitoren e radhës në udhëtim te Getafe, formacionet zyrtare

Getafe dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Blaugranët janë mysafir të Getafes në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Coliseum Alfonso Perez” me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Xavit vjen në këtë ndeshje pas një serie fantastike, por pas barazimit ndaj Gironas synon t’i kthehet fitores për ta rritur diferencën me Real Madridin.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje nga Real Sociedadi dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Getafe: David Soria; Djene, Milla, Domingos, Enes Unal, Alderete, Munir, Mayoral, Maksimovic, Iglesias, Damian;

Barcelona: Ter Stegen; Balde, Araujo, Kounde, Jordi Alba; Busquets, Sergi Roberto, Kessie; Raphinha, Lewandowski,Gavi;

/Telegrafi/