Telegrafi

Barcelona synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Alavesit, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Deportivo Alavesi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Alavesit në takimin që pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me gjashtë fitore radhazi dhe synon të shtatën për t’i ofruar edhe më shumë kreut.

Në anën tjetër, mysafirët janë këndellur në dy ndeshjet e fundit dhe me një fitore dhe një barazim dhe synojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet, Firpo; Busquets, Moriba, Puig; Trincao, Messi, Griezmann; 

Alaves: Pacheco; Martin, Lejuene, Tachi, Duarte, Edgar, Battaglia, Pina, Cordoba, Lucas Perez, Joselu;

/Telegrafi/