Telegrafi

Barcelona synon fitoren e radhës ndaj Elches, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Elche kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Elches në takimin që pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 21:00.

Ekipi Xavit vjen nga një seri prej tri fitoreve radhazi dhe synon fitoren e katërt për të shtuar epërsinë ndaj ndjekësve në krye të tabelës.

Në anën tjetër, vendasit janë në fund të tabelës dhe do të ishin shumë të kënaqur nëse ndodh ndonjë barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Eric Garcia, Alonso, Roberto, Alba, Gavi, Ferran Torres, Ansu Fati, Lewandowski;  

Elche: Badia, Lautaro, Bigas, Pere Milla, Morente, Palacios, Fidel, Gumbau, Mascarell, Clerc, Carmona 

/Telegrafi/