Telegrafi

Barcelona me sponsor të ri: Gati edhe rroga e re e Messit (Foto)

Barcelona ka shtuar një sponsor të ri në fanellat e ekipit.

Kompania elektronike dhe internetit, Rakuten do të jetë mbështetës i skuadrës katalonase për katër vjetët e ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, Barca do të përfitojë 51 milionë funte në vit, përkatësisht 204 milionë deri në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, kompania japoneze do të zëvendësojë atë arabe Qatar Airways, e cila ka paguar 28.9 milionë funte në vit.

Me këto para, katalonasi do të mundohen t’i ofrojnë Lionnel Messit një pagë më të mirë, e cila thuhet se do të kap shifrat 825 mijë funte në javë. /Telegrafi/