Nuk ka kohë për festim te Barcelona, e cila pasi fitoi Kupën e Mbretit, sot do ta zyrtarizojë trajnerë e ti.
Diku rreth orës tetë në mbrëmje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do ta bëjë publik emrin e trajner të ri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle është Ernesto Valverde ai që do ta pasojë Luis Enrique.
Drejtori teknik Robert Fernandez është ai që ka insistuar në emrin e trajneri i cili është larguar tashmë nga Athletic Bilbao.
“Hapi im i radhës do të jetë një ndryshim i vështirë”, ka thënë Valverde.
Bartomeu ka premtuar një trajner të fort dhe disa transferime të forta. /Telegrafi/