Të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë tre gola në fund të pjesës së parë.
Fillimisht ishin mysafirët e Real Sociedadit që ngushtuan epërsinë në 2-1 me anë të një autogoli të shënuar nga Samuel Umtiti në minutën e 42.
Dy minuta më vonë katalunasit arritën të thellojnë përsëri epërsinë në 3-1.
Kësaj radhe ishte spanjolli Paco Alcacer, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Lionel Messit.
Megjithatë, pa përfunduar mirë pjesa e parë erdhi edhe një gol tjetër për 3-2, ku ishte Xabi Prieto që ngushtoi epërsinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=txJrBqHd944
https://twitter.com/AramKashefi/status/853330237777739776