Telegrafi

Barcelona – Slavia Praga, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Slavia Praga do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të fazë së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Blaugranasit e fituan përballjen e parë në udhëtim te skuadra çeke me rezultat 1-2, ndërsa sonte do t’i presin ata në Camp Nou nga ora 18:55.

Katalunasit në këtë ballafaqim do të jenë pa Arthur Melon dhe Luis Saurezin që janë të lënduar, derisa për ta janë kthyer Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

Në anën tjetër, Slavia nuk do të mund të llogarisë në David Hovorka, që është po ashtu i lënduar.

Barcelona është lider i Grupit F me shtatë pikë, Interi dhe Borussia Dortmundi kanë nga katër dhe Slavia është me vetëm një.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, De Jong; Dembele, Messi, Griezmann.

Formacioni i mundshëm i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Frydrych, Boril; Zeleny, Soucek, Sevcik; Stanciu; Masopust, Olayinka. /Telegrafi/