Telegrafi

Barcelona si kampione mposhtet në Camp Nou nga Sociedadi

Barcelona si kampione është mposhtur në shtëpi nga Real Sociedadi me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Pas vetëm pesë minutash, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Mikel Merinos, ndërsa Sorloth ishte asistuesi.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënua edhe dy gola të tjetër.

Në minutën e 72-të, Sorloth dyfishoi epërsinë për Sociedain, me Martin Zubimendin që ishte asistuesi.

Barcelona ia doli që në minutat e fundit të ngushtonte epërsinë e mysafirëve me anë të Robert Lewandowskit (90′), që shënoi me kokë për 2-1, por që tri pikë i takuan Sociedadit.

Pas javës së 35-të, Barcelona ka 85 pikë, ndërsa në xhiron me 36-të do ketë punë me Vlladolidin. /Telegrafi/