Telegrafi

Barcelona me shumë mungesa ndaj Getafes – formacionet zyrtare

Barcelona është mysafir i Getafes për takimin që luhet në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 19:30, do të luhet në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez”.

Për këtë ndeshje, Getafe do të jetë pa Mata, që është i lënduar, Mtrovic me karton të kuq.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, katalunasit nuk mund të llogarisin në Jordi Alaban dhe Eric Grcian që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Ronald Araujo, Sergino Dest, Nico, Pedri, Gerard Pique, Sergi Roberto që janë të lënduar.

Formacionet bazë

Getafe: David Soria; Damián, Djene, Yokuslu, Cuenca, Olivera; Maksimovic, Arambarri, Aleñá; Enes Ünal, Mayoral

Barcelona: Ter Stegen; Dani Alves, Lenglet, Mingueza, Balde; Gavi, Busquets, Riqui Puig; Ferran Torres, Depay, Aubameyang. /Telegrafi/