Site icon Telegrafi

Barcelona shmang një situatë si ajo e Guiu, vendos klauzolën të majme në kontratën e Victor

Barcelona u kap në befasi kur Chelsea aktivizoi klauzolën e lirimit prej gjashtë milionë eurosh të Marc Guiu në verë.

Përgjigja e Barçës ishte t’i paguante Gironas 2.5 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë me Pau Victor.

Sulmuesi kishte shkëlqyer me Barca Atletic sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola.

Për të mos e vendosur veten në të njëjtën situatë që ishte me Guiu, Barcelona futi një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e Victor.

Marrëveshja e Victor me Barçën do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.

Spanjolli tashmë ka shënuar një gol për ekipin e parë këtë sezon. /Telegrafi/

 

Exit mobile version