Barcelona ka vendosur rekord të ri në kampionatin spanjoll, duke u bërë ekipi që shënon serinë më të madhe të ndeshje pa humbje.
Gjiganti katalunas ka fituar 2-1 në takimin e tyre në shtëpi ndaj Valencias, i vlefshëm për javën e 32-të të La Ligas.
Kjo fitore ka bërë që Barcelona ta shkruaj historinë, duke vendosur një rekord historik në futbollin spanjoll.
Blaguranët janë bërë skuadra me më së shumti ndeshje radhazi pa humbje në La Liga, duke ia thyer rekordin Real Sociedadit.
Barcelona ka arritur në 39 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa klubi bask këtë rekord e kishte arritur mes sezoneve 1978-79 dhe atij 79-80 dhe kishte afër 40 vite pa u thyer.
NEW RECORD!!
◻️🔵🔵🔵◻️◻️◻️🔴🔴🔴◻️
🔵🔵◻️🔵🔵◻️🔴🔴◻️🔴🔴
◻️◻️◻️🔵🔵◻️🔴🔴◻️🔴🔴
◻️◻️🔵🔵◻️◻️◻️🔴🔴🔴🔴
◻️◻️◻️🔵🔵◻️◻️◻️◻️🔴🔴
🔵🔵◻️🔵🔵◻️◻️◻️🔴🔴◻️
◻️🔵🔵🔵◻️◻️◻️🔴🔴◻️◻️Games unbeaten in @LaLiga!!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 14, 2018
Lideri aktual i La Ligas ka 32 ndeshje këtë sezon pa humbje në kampionat, ndërsa shtatë ndeshje janë ato të fundit të sezonit të kaluar nën drejtimin e Luis Enriques.
History made! 📚@FCBarcelona has become the first team in #LaLigaHistory to go 39 consecutive matches without losing! 💥 #BarçaValencia 2-1 pic.twitter.com/O09SehnEIX
— LALIGA English (@LaLigaEN) April 14, 2018
I vetmi futbollistë i cili i ka zhvilluar të gjitha këto 39 ndeshje për gjigantin katalunas është portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen, i cili llogaritet edhe njëri nga më meritorët.
Ndryshe, me fitoren e sotme ndaj Valencias, Barcelona është shumë afër që të shpallet kampion i La Ligas për këtë sezon. /Telegrafi/