Barcelona ka shënuar fitore të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Las Palmasit.
Gjiganti katulunas i është kthyer fitoreve në La Liga, pas barazimit ndaj Villarrelit, pasi kanë mposhtur Las Palmasin me rezultat të thellë.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga djelmoshat e Luis Enriques, por vetëm një herë arritën të gjejnë golin në këtë pjesë.
Ishte minuta e 14-të e takimit, kur Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0, pas asistimit të Andre Gomes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në epërsi.
Në pjesën e dytë, Barcelona ishte e papërmbajtshme duke arritur të shënoj edhe katër gola të tjerë.
Së pari ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi, që shënoi për 2-0 në minutën e 52-të, ndërsa shumë shpejt erdhën edhe dy gola ‘ekspres’ nga katalunasit.
Në minutën e 57-të ishte Suarez, i cili shënoi golin e tij të dytë personal për 3-0, ndërsa në të 59-tin shënoi Arda Turan për 4-0.
Goli i pestë i Barcelonës erdhi në minutën e 79-të nga mbrojtësi Aleix Vidal, i cili shënoi në stilin e një sulmuesi pas asistimit të Paco Alcacer.
Deri në fund të takimit Barcelona pati edhe shumë raste të tjera, por pa arritur të thellë më shumë epërsinë dhe ndeshja përfundoi me fitoren 5-0 të katalunasve. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBarceIonaLive/status/820292502896840705
https://www.youtube.com/watch?v=HTUw22yNDg4
Goal Suarez (3-0) https://t.co/ehuIUaoQvM
— BarcaSpiral (@barcacentre) (@BarcaSpiral) January 14, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=t5dpKQJ1HZw
https://twitter.com/VICTORLEONARDIB/status/820313486249066496