Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit.
Pas vetëm tre minutash lojë, Ferran Torres kaloi katalunasit në epërsi me asistimin e Alejandro Baldes.
Torres (17’), shëoi edhe golin e dytë te Barcelona, tani me një aksion të bukur.
Në minutën e 23-të, Fermin Lopez realizoi për 3-0 për katalunasit, ndërsa Pedri ishte në rolin e asistuesit.
Pas gjysmëore loje, Ferran Torers kompletoi het0trikun e tij, me asistimin e Raphinhas.
Edhe Lamine Yamal ishte në listën e golashënuesve, kur shënoi në minutën e 59-të për 5-0.
Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa më 12 shkurt pritet ta mësojë emrin e kundërshtarit. /Telegrafi/