Site icon Telegrafi

Barcelona shënon fitore bindëse ndaj Valladolidit, Lewandowski sërish vendimtar

Barcelona ka triumfuar 4-0 ndaj Valladolidit në kuadër të javës së tretë në La Liga.

Pas 24-të minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me anë të Robert Lewandowskit, që u asistua nga Raphinha.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, katalunasit dyfishuan epërsinë, tani me anë të Pedrit (43’), me Ousmane Dembelen që ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, u prodhua edhe dy gola nga vendasit, duke volusur kështu fitoren e tyre në 4-0.

Ishte minuta e 65-të e takimit, kur anësori francez ishte sërish në listën e asistuesve, ndërsa sulmuesi polak realizoi golin e tij të dytë personal.

Për rezultatin 4-0, u përkujdes Sergi Roberto, që realizoi në minutën e 90+2, për fitoren e thellë.

Pas javës së tretë, Barcelona gjendet në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa në xhiron e katërt takohen me Sevillën. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version