Telegrafi

Barcelona – Sevilla, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Sevilla kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të anadaluzianëve në ndeshjen e vlefshme për javën e së nëntë të kampionatit spanjoll, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Camp Nou.

Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde vjen në këtë ndeshje pas një serie të tmerrshme me tri barazime dhe një humbje nga katër ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet fitores në këtë takim.

Në anën tjetër, Sevilla ka katër fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe shpreson ta vazhdojë këtë formë të lartë edhe ndaj Barcelonës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Coutinho, Messi, Suarez. 

Sevilla: Vaclik; Gomez, Kjaer, Carrico, Ben Yedder, Banega, Andre Silva, Navas, Sarabia, Vazquez, Arana. 

/Telegrafi/