Telegrafi

Barcelona – Sevilla, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Barcelona dhe Sevilla kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës në kampionatin spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Sevillas në derbin e vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje këtë sezon, ku nga 10 ndeshje të luajtura ka nëntë fitore dhe një barazim, ndërsa pret ta vazhdoj këtë seri edhe ndaj Sevillas.

Në anën tjetër, Andaluzianët po përjetojnë një formë të luhatshme në këtë fillim sezon dhe do ishin të kënaqur edhe më një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Pamje nga ndeshja e sezonit të kaluar (Getty Images)

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme me futbollistët që i kanë në dispozicion.

Ndeshja pritet të filloj nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou. /Telegrafi/

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez, Alcacer. 

Sevilla: Soria, Corchia, Kjaer, Lenglet, Banega, Pizarro, Nzonzi, Navas, Sarabia, Escudero, Muriel