Telegrafi

Barcelona sërish ndalet në barazim – kësaj radhe me Cadizin

Barcelona ka luajtur baras me Cadizin (0-0), në ndeshjen e javës së 6-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte monotone duke sjell shumë pak raste të rrezikshme.

Rastin i parë serioz në ndeshje erdhi në minutën e 46-të, kur Alvaro Negredo, rrezikoi, por pa sukses.

Frenkie de Jong i ‘tradhëtoi’ shokët kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 65-të.

Cadiz kishte dy raste të mira me Salvi Sanchez, por në asnjërën prej tyre nuk ishte i saktë.

Edhe Barcelona kishte një rast të mirë të fitonte ndeshjen, por Memphis Depay nuk kishte i saktë nga një pozitën ideale.

Barcelona mbetet në pozitën e shtatë me 9 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/