Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Atletico Madridi në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Qysh në startin e ndeshjes, Antoine Griezmann rrezikoi për Los Cholchoneros, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Francezi vazhdoi me sulme ndaj ish-skuadrës së tij, mirëpo këtë herë Marc-Andre ter Stegen (35’) ia mohoi golin.
FERRANNNNNNNNNN!!!!!!!! 😘 pic.twitter.com/lcL1S68YYa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 23, 2023
Katalunasit u këndellën nga ky presion dhe ia dolën ta shënonin golin e futores në minutën e 44-të me anë të Ferran Torres që lëshoi një super goditje.
Barcelona mund të dyfishonte epërsinë në minutën e 62-të, por Pedro dështoi ta mposhte Jan Oblakun nga afërsia.
Blaugranasit vazhduan edhe më tej t’i shpërdoronin rastet, tani përmes Raphinhas (72’) që nuk ia doli ta mposhte sllovenin.
😳
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 23, 2023
Por, Barcelona ia doli që të mbante këtë epërsi dhe mori tri pikë të mëdha në këtë derbi.
Pas javës së 30-të, ata vazhdojnë të jenë lider me 76 pikë dhe që është fitorja e tyre e para pas dy barazimesh, ndërsa në xhiron e 31-të do të kenë punë me Rayp Vallecanon. /Telegrafi/