Site icon Telegrafi

Barcelona i rekomandon Ansu Fatit të futet në sallën e operacionit

Ansu Fati u desh të tërhiqej nga ndeshja në “San Mamés” kundër Athletic Bilbaos pas vetëm disa minutash në fushë.

Siç raportoi Barcelona këtë të premte, është një rikthim lëndimi në tendinën e këmbës së majtë, i njëjti dëmtim që ai tashmë vuajti nëntorin e kaluar kundër Celta Vigos.

Për këtë arsye, sipas TV3, FC Barcelona i ka rekomanduar Ansu që t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë, edhe pse vendimi do të jetë në dorën e lojtarit.

Në deklaratën mjekësore të klubit saktësohej se “në ditët në vijim do të vendoset trajtimi që do të ndiqet”, ndaj nuk u përjashtua që në fillim edhe operacioni.

Nëse ai shkon në sallën e operacionit, Ansi mund të jetë nga tre deri në katër muaj jashtë, kështu që ai praktikisht do të përjashtohet për pjesën tjetër të sezonit të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version