Barcelona ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verë.
Katalunasit kanë bërë transferime të mëdha duke nënshkruar me emra si Jules Kounde, Robert Lewandowski, Franc Kessie, Raphinha e të tjerë.
Dy transferimet e fundit të katalunasve ishin mbrojtësit anësorë Hector Bellerin e Marcos Alonso që erdhën nga Arsenali respektivisht Chelsea.
Ready for #SevillaBarça pic.twitter.com/kbgoOz2Rq6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 3, 2022
Tanimë gjiganti katalunas i ka regjistruar të gjithë futbollistët dhe ka zbuluar edhe numrat në fanella që do të bartin ata.
Ndryshime nuk ka nga edicioni i kaluar, përveç që janë bërë të ditur numrat e transferimeve të reja.
🚨 SQUAD LIST 🚨#SevillaBarça pic.twitter.com/ouHIwFCOaJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 2, 2022
Hector Bellerin ka marrë fanellën me numër 2, Robert Lewandowski atë me numër 9, Andreas Christensen 15, Marcos Alonso 17, Franc Kessie 19, Raphinha 22 si dhe Jules Kounde 23. /Telegrafi/