Barcelona ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vdekjes se papritur të njërit nga anëtarët e klubit.
Pak minuta pasi u konfirmua se ndeshja ndaj Osasunas është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas orarit të caktuar, tashmë ka ardhur reagimi i blaugranasve.
“Barcelona me dhimbje të thellë njofton ndarjen nga jeta të doktorit të ekipit të parë Carles Minarro Garcia këtë mbrëmje”.
“Për këtë arsye, ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas është shtyrë për një datë tjetër”.
“Bordi i drejtorëve të Barcelonës dhe stafi shprehim ngushëllimet më të përzemërta për familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.
Kujtojmë se Barcelona momentalisht është lider në La Liga me 57 pikë të grumbulluara, një më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë (56) dhe tri më shumë se Real Madridi në vendin e tretë (54)./Telegrafi/
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 8, 2025