Barcelona do të përballet me Romën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Katalunasit llogaritën favoriti kryesor për ta fituar këtë garë.
E shorti deshi që ata të përballen me Romën e cila është kundërshtar më i lehtë në letër.
Menjëherë pas shortit, Barcelona ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’.
When in Rome… 😉
Great #UCL memories! 💙❤ pic.twitter.com/VVYeY1LLJW— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 16, 2018
Katalunasit kanë publikuar një foto të Messit me Iniestan kur triumfuan në Ligën e Kampionëve në ‘Olimpico’.
“Kur ishim në Romë… Kujtime të mrekullueshme në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Barcelona.
Barcelona dhe Roma së fundmi janë përballur në vitin 2015 ku në Romë u ndanë baras 1-1 ndërsa në ‘Camp Nou’, triumfuan katalunasit me rezultat tenistik 6-1.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve do të luhen më 3 dhe 4 prill ndërsa ato kthyese një javë më vonë. /Telegrafi/