Site icon Telegrafi

Barcelona rastet dhe epërsinë pas pjesës së parë ndaj PSG-së

Barcelona e ka mbyllur në epërsi ndaj PSG-së pjesën e parë, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në “Parkun e Princave”.

Edhe pse PSG e kishte dominimin në lojë, katalanasit ishin ata që kishin më shumë raste të mira.

Robert Lewadowski, Raphinha dhe Sergio Roberto rrezikuan në mesin e pjesës së parë.

Fal kësaj Barcelona kaloi në epërsi, në minutën e 37-të, kur Raphinha përfitoi nga një tollovi duke shënuar për 1-0.

Pas këtij goli ndeshja do të hapët pasi që PSG nuk do të pranojë këtë rezultat./Telegrafi/

Exit mobile version