Fitorja e Barcelonës kundër Real Sociedad (4-0) bëri që skuadra e Hansi Flick të marr epërsinë në La Liga dhe gjithashtu të vazhdonte rekordet e tyre mbresëlënëse në fazën e sulmit në sezonin 24/25.
FC Barcelona arriti fitoren e gjashtë radhazi në La Liga kundër Real Sociedad dhe e 12 në 15 paraqitje këtë 2025.
Golat nga Gerard Martin, Marc Casado, Ronald Araujo dhe Robert Lewandowski rrumbullakosën një fitore të rehatshme.
Për më tepër, skuadra azulgrana ka arritur 71 gola në La Liga dhe 124 në të gjitha garat këtë sezon.
Për të parë një paraqitje të ngjashme nga Barça, duhet të ktheheni në sezonin 2016/17 kur skuadra e drejtuar nga Luis Enrique shënoi 76 gola në 26 ndeshjet e para.
124 goals scored in 40 games. Hansi Flick football is insane 🔥 pic.twitter.com/TqE22wDS6J
— Sports Freak (@OfficialSfreak) March 2, 2025
Atë vit, kishin tre pikë më shumë (60), por ishin të dytit pas Real Madridit (62), që e fituan edhe titullin në fund. /Telegrafi/