Telegrafi

Barcelona i pushon Messin dhe Suarezin për ndeshjen e Kupës

Treshja e Barçës, Coutinho-Suarez, Messi (Foto: Barcelona/Twitter)

Dyshja kryesore e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez, por edhe startuesit tjerë si Ivan Rakitic, Gerard Pique dhe Jordi Alba, nuk do të udhëtojnë për ndeshjen me Levanten.

Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur që këtë pesë futbollistë t’i lë në shtëpi për ndeshjen e Kupës kundër Levantes që zhvillohet në Estadi Ciutat de Valencia të enjten.

Një pushim për dyshen që këtë sezon kanë pasur pak pushim.

(Foto: Getty Images)

Trajneri po ashtu e ka lënë jashtë edhe Munir El Haddadi, në të cilin më nuk llogarit.

Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen, Sergi Samper dhe Rafinha mbesin të lënduar.

Sumit mund t’i prijë treshja Philippe Coutinho, Ousmane Dembele dhe Malcom. /Telegrafi/


Skaudra e ftuar kundër Leveantes: Jasper Cillessen, Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Sergi Roberto, Jeison Murillo, Clement Lenglet, Sergio Busquets, Carles Alena, Arthur, Arturo Vidal, Denis Suarez, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Malcom, Moussa Wague, Chumi, Riqui Puig and Juan Miranda.