Barcelona e ka vonuar njoftimin e tyre për raportin financiar nga vera e cila u mbyll në fund të qershorit, por që lajmet nuk janë aspak të mira për ta.
Blaugranasit mbeten 91 milionë euro në zonën e kuqe, kjo për shkak të bashkëpunimit të tyre me Barca Vision.
Shitja e 49.5 për qind e filialit dhe mospagesa e e një numri të partnerëve, e ka lënë klubin në vështirësi financiare.
Drejtuesit e klubit fillimisht i kanë vlerësuar aksionet e kompanisë në 200 milionë euro, por deri në qershor kanë marrë vetëm 59 milionë euro prej asaj shume.
Barcelona ishin të etur që të nënvizonin në raportin e tyre se pa koston e shitjeve të dështuara tek Barca Vision, ata do të kishin bërë një profit prej 12 milionë eurosh sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, totali i tyre tani qëndron në 91 milionë euro. Ata kanë projektuar një profit prej pesë milionë eurosh për sezonin 2024/2025, por nuk është ende e qartë nëse kjo përfshin shitjet e Barca Vision.
Kjo do t’i shtojë zjarr kundërshtarëve të presidentit Joan Laporta, të cilët pretendojnë se vendimet e mëhershme të bordit drejtues nuk janë më një justifikim për Barcelonën që të jetë në një pozitë të vështirë financiare./Telegrafi/