Barcelona do ta publikojë dokumentarin ‘Matchday’ që iu jep fansave mundësi të shohin nga afër atë që bëjnë lojtarët para, gjatë dhe pas ndeshjeve.
Ky dokumentar do të publikohet gjatë muajit nëntor në Evropë në Rakuten TV.
Dokumentari sjell pamje edhe nga shtëpitë e lojtarëve, si ato nga një ndjejë e Luis Suarez në shtëpi, Pique dhe familja e tij duke folur për futboll, Ter Stegen duke e dizajnuar shtëpinë e tij dhe Ivan Rakitic duke gatuar.
Ka edhe pjesë të ndeshjeve, ku pikasin ato nga eliminimi ndaj Liverpoolit dhe mërzia e lojtarëve.
Po ashtu edhe pamje të fansave nga çdo vend i botës, që udhëtojnë për a prë klubin në Cam Nou. /Telegrafi/