Klubi i madh katalunas, Barcelona ka prezantuar fanellat e reja të para që do t’i bart në sezonin 2019/20, ku kanë një dizajn dhe frymëzim unik.
Barcelona ka bërë një ndryshim sa i përket fanellave të tyre tradicionale, pasi ka ndërruar vijat me katrorë për herë të parë në historinë e klubit.
Dizajni i ri i fanellave thuhet se merr frymëzimin nga qyteti i Barcelonës duke përfshirë blloqet karakteristike, shtëpitë dhe ndërtesat më emblematike të dizajnuara nga arkitekti i madh Antoni Gaudi.
👕 Our new kit for the 2019/2020 season
💙❤ Talent takes different shapes pic.twitter.com/lhgAH8YX0F
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2019
Fanella e re e klubit katalunas është dizajnuar edhe kësaj radhe nga kompania e mirënjohur Nike.
Ajo do të dalë në shitje më 4 qershor në të gjitha dyqanet zyrtare te klubit dhe kompanisë amerikane.
Kompleti i fanellave do të përbëhet nga pantallonat e shkurtër blu dhe çorapet gjithashtu blu me një vijë të kuqe.
Fanella gjithashtu ka edhe flamurin e Katalunisë në pjesën e përparme, ndërsa të gjitha klubet e Barcelonës në sporte të ndryshme do të bartin këto fanella. /Telegrafi/