Barcelona ka prezantuar sot (e enjte) fanellën e parë, atë që njihet si fanella e shtëpisë, për sezonin e ri 2023/24.
Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, përveç transferimeve dhe largimeve, klubet kanë filluar edhe zbulimin e fanellave për sezonin e ardhshëm.
Një nga këto klube është Barcelona, e cila sot gjatë ditës ka prezantuar fanellën e parë për sezonin e ri, fanellë e cila ka shumë domethënie.
The new Barça kit for the 2023/24 season.
We bring together a new generation of athletes, artists and shakers who are 𝒉𝒆𝒓𝒆 𝒕𝒐 𝒍𝒆𝒂𝒅 𝒕𝒉𝒆 𝒘𝒂𝒚.
Inspired by Barça's pioneers. ♦️ @nikefootball pic.twitter.com/J4z1R7ujHD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 15, 2023
“FC Barcelona po prezanton një fanellë unike për sezonin 2023/24, e para e klubit që frymëzohet nga ekipi i femrave”.
“Ajo ka vija klasike të gjera në ngjyrat origjinale të blaugranave, por me një detaj domethënës – stemën e vendosur në një diamant”.
“Diamanti përfaqëson ekipin e parë të femrave që ka luajtur ndonjëherë një lojë futbolli në Spotify Camp Nou, një shembull i shpirtit pionier të Barçës, duke marrë gjithmonë një rol udhëheqës si në sport ashtu edhe në shoqëri, me sukses të vazhdueshëm”.
𝑯𝒆𝒓𝒆 𝒕𝒐 𝒍𝒆𝒂𝒅 𝒕𝒉𝒆 𝒘𝒂𝒚 ♦️ Our home kit for the 2023/24 season pic.twitter.com/34K3nGdhV9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 15, 2023
“E nisur me konceptin, ‘Këtu për të udhëhequr rrugën’, fanella e ekipit të parë për sezonin e ri ka stemën duke përfshirë një diamant dhe është frymëzuar nga klubi i parë mbështetës i grave nga viti 1971 që luajti ndeshjen e parë të futbollit për femra në Spotify Camp Nou”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Pjesë e prezantimit të fanellës ishin yje si Robert Lewandowski, Pedri, Gavi, Ronal Araujo, Ansu Fati dhe Alejando Balde. /Telegrafi/