Telegrafi

Barcelona prezanton fanellat e dyta, të ngjashme me ato që ishin veshur edhe nga Johan Cruyff

Philippe Coutinho (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Barcelona i ka prezantuar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri, 2019/2020.

Pak ditë më parë Blaugranët i prezantuan fanellat e para, ndërsa tash skuadra katalunase ka zbuluar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Blaugranët kanë bërë një kombinim mes ngjyrës së kaltër dhe asaj të fanellës së parë, e që padyshim se është një fanellë e bukur.

Ky kombinim i ngjyrave sjell një kujtim për bluzën që Barcelona e kishte bartur para shumë vitesh në La Liga, me lojtarë të njohur, si Johan Cruyff.

Katalunasit do të shpresojnë që në sezonin e ri ta fitojnë Ligën e Kampionëve, që është prioriteti i tyre, por pse jo edhe La Ligan dhe Kupën e Mbretit. /Telegrafi/