Site icon Telegrafi

Barcelona po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Raphinhas

Barcelona e shfrytëzoi afatin kalimtar të janarit jo për të bërë transferime, por për t’i dhuruar kontrata të reja disa prej lojtarëve aktual të ekipit. 

Gerard Martin, Ronald Araujo, Pedri dhe Gavi dhuruan kontrata të reja në hapësirën e tetë ditëve, duke siguruar të ardhmen e disa prej lojtarëve të tyre kryesor. 

I radhës pas këtyre emrave pritet të jetë edhe braziliani Raphinha. 

Blaugranasit besohet se po punojnë për të përmirësuar marrëveshjen që kishin me Lamine Yamal për të nënshkruar kontratë të re sa po t’i mbushë 18 vjet. 

Lexo po ashtu Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Sipas të përditshmes katalanase Sport, Barcelona po përgatitet t’i ofrojë Raphinhas një rinovim kontrate prej dy vitesh, teksa ajo aktualja i skadon në vitin 2027. 

Raphinha i cili ishte zgjedhur nga bashkëlojtarët e tij si zëvendëskapiten këtë sezon do të përfitonte një rritje page nga 2026-ta e tutje. 

Ai ka shfaqur një lidership të jashtëzakonshëm që prej se u bë titullar në krahun e majtë të sulmit dhe këtë sezon ka qenë lojtari kryesor i Barcelonës, duke shënuar 24 gola dhe duke dhuruar 15 asistime në 35 ndeshje. 

28-vjeçari do të ishte 32-vjeçar gjatë kohës kur kontrata e tij skadon në rast se vendos ta zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2029./Telegrafi/

Exit mobile version