Raphinha po shijon sezonin e tij më të mirë që nga momenti kur iu bashkua Barcelonës.
Braziliani ishte afër humbjes së vendit të tij verën e kaluar kur klubi mendoi të nënshkruante me Nico Williams.
Por lëvizja nuk ndodhi kurrë dhe Raphinha është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm nën drejtimin e Hansi Flick.
Sipas Sport, Barcelona po përgatitet t’i ofrojë Raphinhas një marrëveshje të re. Drejtori sportiv Deco po rishikon shifrat për të rritur pagën e tij dhe për ta bërë atë një nga fituesit më të mëdhenj të klubit.
Klubi gjithashtu dëshiron të ndryshojë disa bonuse në pagesa të garantuara.
Marrëveshja aktuale e Raphinhas zgjat deri në vitin 2027, por Barcelona planifikon ta zgjasë atë edhe për dy vjet të tjera.
28-vjeçari këtë edicion në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë.
Al Hilal i ofroi 100 milionë euro Barcelonës dhe 15 milionë euro pagë neto Raphinhas verën e kaluar. Pavarësisht kësaj, ai ka qëndruar besnik dhe dëshiron të vazhdojë në klub. /Telegrafi/