Barcelona është munduar që ta shesë Clement Lenglet në tri sezonet e fundit, pasi paga e tij e lartë po luan një rol të madh në ekip.
Gjatë dy sezoneve të fundit ai ka luajtur në huazim tek Tottenhami dhe Aston Villa, por asnjëra prej ekipeve nuk e bleu përfundimisht kartonin e tij ndërsa tani Lenglet ka refuzuar edhe dy ofertë të tjera për t’u larguar nga Barcelona.
Blaugranasit kanë një numër të konsiderueshëm të qendërmbrojtësve për sezonin e ardhshëm dhe me gjasë do të detyrohet që të shesë të paktën dy ose tre prej tyre në verë.
Lenglet është njëri nga ata lojtarë sidomos duke marrë parasysh faktin se është njëri prej lojtarëve më të paguar në ekip.
Verën që lamë pas, francezi kishte hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Superligën e Arabisë, aty ku besohet se kishte oferta nga dy skuadra.
Mbrojtësi francez është i vendosur që ta vazhdojë karrierën në Evropë dhe dëshiron ose rikthimin në Ligën Premier sezonin e ardhshëm ose transferimin tek një ekip që luan në garat evropiane.
Marca ka raportuar se do të jetë e vështirë që të bëhet një zgjidhje e shpejtë për Lenglet, kjo për shkak se ka pak ekipe që do të ishin në gjendje t’ia ofrojnë atij kushtet që i ka tek Barcelona.
Kuptojmë se as vet Lenglet nuk po ndihmon në këtë situatë, pasi ai nuk dëshiron që të pranojë ulje të pagës./Telegrafi/