Site icon Telegrafi

Barcelona planifikon t’i ndajë rrugët me Riqui Puig dhe Carles Alenan

Barcelona është e detyruar që të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadrën e parë.

Tashmë është e ditur se klubi katalunas po thellohet në një krizë financiare, sidomos pas asaj që lojtarët refuzuan të ulnin pagat për 30 për qind.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona do të jetë e detyruar që qysh nga afati i janarit t’i largojë disa lojtarë.

Borxhi i përgjithshëm i skuadrës është afro 800 milionë euro, e me largimin e disa lojtarëve do të mund të ulnin sadopak krizën financiare.

Dy largimet e para në janar pritet të jenë Riqui Puig dhe Carles Alena, e që në këtë vazhd largimesh do të jenë edhe disa lojtarë të tjerë.

Dy talentët nuk shihen si pjesë e planeve të Ronald Koemanit andaj mund të largohen në formë huazimi, apo edhe si shitje përfundimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version