Telegrafi

Barcelona me ‘Plan B’ për transferimin e Haalandit

Barcelona ka një plan B për të nënshkruar me Erling Haaland. Do të presin një vit dhe do e marrin atë për klauzolën 75 milionë euro  – ashtu siç është marrëveshja për klauzolën e tij që aktivizohet në vitin 2022.

Presidenti Joan Laporta e di që është e vështirë të paguash 150 milionë euro, të paktën, në këtë treg për sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Plani B ka të bashkangjitur rrezikun. Haaland dëshiron të lëvizë këtë verë dhe klube të tjera të mëdha mund janë aty. Real Madrid, Manchester City, United, Liverpool, Chelsea. Sidoqoftë agjenti i tij Mino Raiola nuk e shqetëson mundësia e pritjes për një vit. Në fakt ai ia propozoi Laportës të enjten kur u takuan.

Lexo po ashtu Mosrespektim total i Dortmundit: Haaland dhe përfaqësuesit e tij po tallen me klubin gjerman

Barça ka dy faktorë që i favorizojnë ata në transferimin e Haaland. Njëra është që norvegjezi dëshiron të kalojë në Spanjë. Ai mendon se fiton më shumë në tituj sesa në Ligën Premier.

Dhe e dyta është se ai dhe babai i tij e dinë që Madridi dëshiron Kylian Mbappen dhe ai është opsioni i dytë. Dhe kjo nuk i shkon për shtat, duke mos qenë zgjedhja e parë.

Lexo po ashtu Shënjestrat e Barcelonës për afatin kalimtar veror: Nga ajo më e vështira, deri tek më e realizueshmja

Gara për Haaland sapo ka filluar. Në javët dhe muajt e ardhshëm ankandi do të jetë i jashtëzakonshëm. Dhe thashethemet vetëm do të rriten.

Barca beson në shanset e saj për ta marrë atë këtë verë, por Plani B, nëse nuk është i përballueshëm, do të jetë të presësh deri vitin tjetër. /Telegrafi/