Telegrafi

Barcelona përgatit kontrata të reja për Messin e Ter Stegenin

Barcelona po planifikon që të blindojë Marc-Andre ter Stegenin me kontratë të re para se të mbyllet ky sezon.

Sipas asaj që raporton ESPN, Blaugranasit do t’i ofrojnë marrëveshje të re gjermanit, në mënyrë që të jenë të sigurt rreth të ardhmes së tij.

Shumë skuadra të mëdha evropian e duan Ter Stegenin, që aktualisht është njëri ndër më të mirë në botë.

Gjermani ka kontratë edhe dy vite me skuadrën katalunase, derisa e reja pritet të nënshkruhet në këtë muaj.

Lexo po ashtu Ter Stegen thyer rekordin e pasimeve brenda një ndeshje, ndaj Getafes pasoi më shumë se Messi dhe Griezmanni

Jose Maria Bartomeu ka mbajtur një takim me agjentin e portierit dhe bisedimet thuhet se janë në rrugë të duhur.

Kontartë të re pritet të fitojë edhe Lionel Messi, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/