Barcelona ka përfunduar turneun e saj para-sezonal në Shtetet e Bashkuara dhe ishte një gjë e mirë për ekipin.
Blaugranët luajtën tri ndeshje në Shtetet e Bashkuara, duke fituar dy dhe duke humbur një.
Në mesin e 32 lojtarëve që shkuan në turne, vetëm katër lojtarë nuk luajtën asnjë minutë gjatë turneut, ata janë – Gavi, Inigo Martinez, Clement Lenglet dhe Ander Astralaga.
Gavi, Martinez dhe Lenglet humbën ndeshjet me lëndime. Ata u rikthyen në stërvitje, por nuk ishin afër 100 përqindëshit.
Ilkay Gundogan dhe Andres Christensen humbën ndeshjen kundër Milanit pasi pësuan lëndime të lehta gjatë El Clasico.
Barcelona humbi ndeshjen e parë parasezonale 5-3 ndaj Arsenalit, mirëpo ata ishin të pandalshëm ndaj Real Madridit, duke fituar 3-0 dhe mposhtën Milanin 1-0.
Ndeshja e radhës e Barçës është në Spanjë kundër Tottenhamit për trofeun Joan Gamper. /Telegrafi/