Zhvendosjet në orar ka ndryshuar edhe dinamikën e Barcelonës, duke gjetur diçka pozitive këta të fundit.
Garat në La Liga dhe Liga e Kampionëve janë pezulluar për shkak të coronavirusit dhe sezoni mund të përfundojë, vetëm nëse vazhdohet më gjatë se zakonisht, deri kah fundi i muajit qershor.
Nëse “Euro 2020” shtyhet dhe sezoni vazhdon në verë, Quique Setien mund të ketë Luis Suarez të gatshëm dhe të disponueshëm për disa ndeshje vendimtare.
Sulmuesi ka qenë jashtë që nga janari pas një dëmtimi të gjurit dhe është planifikuar të rikuperohet në maj.
Në fakt, Suarez mund të kthehet në aksion para fillimit të muajit maj.
Kjo sigurisht që do të ishte një bekim për Barcelonën, të cilët kanë vuajtur, veçanërisht në sulm, në mungesë të Luis Suarez.
Antoine Griezmann nuk kontribuon aq shpesh dhe sa do të donin dhe skuadra po mbështetet shumë te Lionel Messi për gola. /Telegrafi/