Telegrafi

Barcelona përcjell mbrojtësin turk Servet Cetin

28-vjeçari, pjesëtar i kombëtares së Turqisë, është cak i ri i klubit spanjoll për afatin kalimtar të janarit, siç shkruajnë mediat turke.

Pavarësisht arritjes së Dimytro Chygrynskiy, trajneri Pep Guardiola ende mendon se opsionet e tij të mbrojtjes janë të pakta dhe një lojtar me përvojën e Cetin do të përshtatej shumë mirë në planet e tij.

Frenimi i vetëm mund të vijë nga ana e lojtarit, i cili mund të mos dëshirojë të ketë rol të pjesshëm edhe në një klub të madh si Barcelona. /Telegrafi/