Site icon Telegrafi

Barcelona përballet me përjashtimin nga Liga e Kampionëve pasi UEFA iu bashkua hetimit për ‘çështjen Negreira’

Lideri aktual në La Liga, Barcelona po përballet me një pezullim të mundshëm nga Liga e Kampionëve nga UEFA, për rastin Negreira.

UEFA kërkoi hetimin e saj që nga e enjtja dhe çështja tashmë po ndiqet nga prokurorët në Spanjë.

Rregulloret e organit drejtues të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë qenë në fuqi që nga viti 2007, lejojnë organizatën të ndalojë skuadrat nga garat për një sezon nëse zbulohet se janë të përfshirë në fiksimin e ndeshjeve.

Lexo po ashtu UEFA hap një dosje për Barcelonën për rastin Negreira!

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Barcelona ka paguar 7.3 milionë euro nga viti 2001 deri më 18 për dy kompani në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, DASNIL dhe NILSAT.

Negreira është ish-zëvendës presidenti i komitetit të gjyqtarëve të futbollit spanjoll.

Lexo po ashtu “Barça donte të sigurohej që gjithçka të ishte neutrale”, zbulohet deklarata e plotë e Negreiras

Prokurorët në Spanjë kanë akuzuar zyrtarisht Barcelonën për korrupsion në sport, menaxhim mashtrues dhe falsifikim të dokumenteve të biznesit dhe kanë deklaruar se besimi i tyre është se klubi ka mbajtur një marrëdhënie me gjyqtarin për të siguruar që ‘vendimet e favorshme’ të merren nga gjyqtarët.

Ende nuk është publikuar asnjë provë se gjyqtarëve apo lojërat individuale janë ndikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version