Telegrafi

Barcelona pas sulmuesit gjerman

Kampioni aktual i Spanjës dhe Evropës, Barcelona ka bërë të ditur se gjatë afatit kalimtar të verës do të synojë të përforcohet në fazën ofensive.

Pasi ylli spanjoll Nolito nuk do t’i bashkohet katalunasve, mediat gjermane kanë gjetur objektivin e ri të Barcelonës.

Në Gjermani është raportuar se sulmuesi gjerman i RB Leipzig, Davie Selke është në radarin e Barcelonë.

21-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime me Leipzigun këtë edicion.

Ndërkohë për ta transferuar atë në ‘Camp Nou’, Barcelona duhet të paguaj rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/