Telegrafi

Barcelona pas Alabas

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.

Gjiganti katalan është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë.

Dhe, reprezentuesi austriak është paraqitur si një objektiv i madh i skuadrës nga “Camp Nou”, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Alaba, një prej futbollistëve kryesorë tek kampioni i Bundesligës besohet se pëlqen idenë e transferimit në Barcelonë.

Mirëpo, një pengesë e madhe për kalimin e tij tek skuadra e madhe nga La Liga është fakti se ai kërkon të luajë në mesfushë, që nuk është ide e pëlqyer nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Alaba së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Bayern Munichun, por kjo nuk ka ndalur interesimin e Barcelonës.