Telegrafi

Barcelona pas 16 vitesh starton pa asnjë lojtarë të La Masias në formacion

VIGO, SPAIN - APRIL 17: Players of Barcelona celebrate after the first goal during the La Liga match between Celta de Vigo and Barcelona at Municipal Balaidos on April 17, 2018 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Për një klub që ka histori në prodhimin e lojtarëve dhe në vitet e fundit ka prodhuar talentët më të mëdhenj në botë, ndeshja ndaj Celta Vigos, ishte për tu futur në listën e zezë, pasi në fushë nga fillimi nuk e kishte asnjë lojtarë të akademisë. 

Trajneri Ernesto Valverde vendosi që të bëjë rotacion të martën pasi para vetës e ka ndeshjes e Kupës së Mbretit.

Lojtarë si Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Sergi Roberto, nuk ishin në 11-shen startuese.

Lojtarët e Barcelonës duke e festuar golin. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Pa asnjë lojtarë të La Masias në formacion, klubit nuk i kishte ndodhur që 16 vite te e fundit, kur Barcelona u takua me Athletic Bilibaon me 6 prill, 2002.

Në atë natë në formacionin Barcelona kishte: Roberto Bonano; Michael Reiziger, Philippe Christanval, Abelardo Fernandez, Francesco Coco; Fabio Rochemback, Phillip Cocu, Luis Enrique; Rivaldo, Javier Saviola dhe Marc Overmars.

Barcelona para 16 vitesh

Blaugranat kishin fituar 2-0 në atë natë në San Mames, ndërsa i njëjti formacioni luajti një javë më pas ne gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndaj Real Madridit.

Lojtari i vetëm që ka luajtur në akademi, por vetëm për Barcelonën B ishte Denis Suarez, i cili më parë kishte qenë pjesë e Celta Vigos dhe Manchester Cityt.

Barcelona ndaj Celta Vigos barazoi 2-2, ndërsa e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Sergio Roberto u ndëshkua me karton të kuq. /Telegrafi/