Telegrafi

Barcelona pajtohet t’i bashkohet Superligës së Evropës – arsyeja specifike ka të bëjë me financat e klubit

Josep Maria Bartomeu më nuk është president i Barcelonës, por 57-vjeçari ka konfirmuar një lajm befasues rreth të ardhmes së klubit.

Klubi katalunas në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, janë pajtuar që të jenë pjesë e formatit më të ri në futbollin evropian, Superliga e Evropës.

Bartomeu ka thënë: “Mund të ju njoftoj për një lajm të jashtëzakonshëm. Kemi pranuar një propozim që të jemi pjesë e Superligës së Evropës, gjë që garanton për një stabilitet financiar të klubit”.

“Ne e kemi pranuar formatin e ri që do të jetë sikurse i Kupës së Botës për Klube”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

Burimet e ESPN bëjnë të ditura se Superliga e Evropës do të zëvendësojë Ligën e Kampionëve – mirëpo fillimisht duhet të aprovohet në UEFA.

Në formatin e ri, klubet më të mëdha evropiane thuhet se janë pajtuar të jenë pjesë e saj, e që fokusi më i madh do të jetë te financat, ku do të përfitohen shuma të majme. /Telegrafi/