Telegrafi

Barcelona pa Xavin kundër Valladolidit

Mesfushori 30-vjeçar u dënua gjatë ndeshjes së fituar kundër Sevillas javën e kaluar, duke grumbulluar pesë kartonë të verdhë dhe si rrjedhojë suspendim për një ndeshje moslojë. Përkundër një ankesë të bërë nga Blaugranët, ky suspendim është mbrojtur nga Komiteti Garues i La Ligas.

Në orvatjen e tyre të fundit, gjigantët katalanas dërguan rastin e tyre në Komitetin Spanjoll për Disiplinë Sportive (CEDD) duke kërkuar një urdhër për ndalim të përkohshëm të suspendimit i cili do t’i mundësonte Xavit të luante të dielën në pritje të rezultatit të ankesës.

Megjithatë, siç raporton AS, kjo ankesë është hedhur poshtë të premten, dhe si rrjedhojë Barca do të duhet të përballet me lojtarët e Javier Clementes pa mesfushorin e vet të çmuar. /Telegrafi/