Barcelona do të ketë formacionin më të fortë në dispozicion ndaj Espanyolit.
Ka ardhë koha që pas disa lëshimëve në rezultat, katalanasit të kthehen fuqishëm dhe tash për këtë kanë të gatshëm të gjithë skuadrën përpos Jeremy Mathieu i cili mbetet i lënduar.
Te Espanyoli janë tri lojtarë në dyshim.
Leo Baptistao, Hernan Perez dhe Victor Alvarez janë në dyshim, por mund të performojnë në këtë sfidë.
Dueli zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/