Telegrafi

Barcelona i ofron punë Xavit si trajner

Barcelona i ka ofruar punën e Gerard Lopezit, ish-mesfushori Xavi.

Skuadra e Barca B drejtohet nga Gerard që do të vazhdoje të mbetet në krye të kësaj skuadre.

Barca ka kontaktuar Xavin, i cili aktualisht luan në Katar te Al Sadd, për ta drejtuar skuadrën B për sezonin e ardhshëm.

Nëse Xavi do ta pranonte ofertën, Gerard do të largohej. Megjithatë, lojtari u ka treguar kryesisë së Barcelonës se dëshiron të luajë edhe një vit.

Xavi po ashtu ua ka bërë me dije kryesisë blaugrana se njëherë do të kryej shkollim për trajner, pastaj do ta fillojë punën. /Telegrafi/