Ylli i Barcelonës, Ansu Fati do të jetë për një tjetër periudhë jashtë fushës për shkak të lëndimit.
Reprezentuesi spanjoll i ka parë dy vitet e gjysmë të fundit të karrierës së tij të dominuar nga lëndimet që nga nëntori i vitit 2020.
Pas 11 muajsh jashtë fushës shkaku i operacionit në gju, Fati u rikthye te Blaugranasit në fillimin e sezonit 2021/22, por ai humbi pesë muaj të tjerë për shkak të problemeve me muskujt.
MEDICAL NEWS | Ansu Fati suffered a left knee contusion during this afternoon’s training session. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/EvGv2QyDCW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 24, 2023
Klubi ka konfirmuar se ai kishte një gju të mavijosur në stërvitje, pas humbjes 2-1 të Ligës së Evropës në Manchester United, ku ai hyri si zëvendësues.
Barcelona nuk ka ofruar një përditësim për rikthimin e tij të pritshëm, pas testeve mjekësore, por ai nuk do të paraqitet në ndeshjen si mysafir në këtë fundjavë kundër Almerias.
Megjithatë, shqetësimi më i madh për Xavin është mungesa e tij e mundshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në mesjavë me Real Madridin. /Telegrafi/